Prokuroria e Posaçme SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të familjes Habilaj me vlerë 82.4 milionë lekë të reja.
Të gjitha pasuritë e shtetasve të lartpërmendur ndodhen në Vlorë, ku disa figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.
Mes konfiskimeve është dhe një njësi në pronësi të shoqërisë ”TURI&MZB” sh.a. Në total kërkohet konfiskimi i 7 apartamenteve, një ndërtese me sipërfaqe 156 metër katror, dy njësive dhe një trualli me sipërfaqe me 580 metër katror.
Më herët SPAK kërkoi në total 63 vite burg për grupin kriminal Habilaj, pasi mbi ta rëndojnë akuzat e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal.





