Gjykata e Posaçme do të nisë sot punën për vitin 2025, me çështjen e Sali Berishës.

Seanca pritet të mbahet në orën 10:00. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar t’i rikthejë kryedemokratit masën “arrest shtëpie”.

Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish-kreun e ekzekutivit, Berisha.

Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Gjyqtari Engert Pllumbi do të shqyrtojë ankimin e SPAK. Megjithatë për avokatin e Berishës ky ankimim është i pavend.

Kryedemokrati Sali berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.