Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila liroi mjekun kardiolog, Edvin Prifti.

Gjykata e Apelit e la të lirë Edvin Priftin më 2 mars, mirëpo së fundmi SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë që ta rikthejë mjekun në burg.

Mjeku akuzohet për korrupsion pasiv dhe është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Ai dyshohet se u merrte para pacientëve që operonte. Nga kontrolli në shtëpinë dhe zyrën e tij u gjetën 215 mijë euro dhe 16 milionë lekë kesh.