Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht akuzën, Ardjan Çapjas.
SPAK i ka komunikuar akuzën edhe nipit të tij, Florenc Çapja, dhe 4 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan, në vitin 2012.
Ardian e Florenc Çapja, si dhe Ervis Bardhi, Olsi Leku dhe Klajdi Dokolli akuzohen për veprat penale të “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje” .





