Pasi Prokuroria e Posaçme ktheu 29 prona të sekuestruara duke i konsideruara si të sekuestruara në mënyrë të paligjshme, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Ai ka thënë se kjo tregon që OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e policisë rrugore.

Bardhi thotë se propaganda e Ramës u zbulua nga SPAK, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve ndaj kësaj qeverie.

Reagimi i Bardhit:

Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!

SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar.

Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:

– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!

– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!

Edi Rama ka dështuar!