Prokuroria e Posaçme raportohet se ka lëshuar të paktën 20 urdhër-arreste këtë të martë. Urdhërarrestet janë lëshuar në drejtim të një grupi të strukturuar kriminal, i dyshuar për trafik droge.

Operacioni aktualisht është në vijim e sipër dhe është shtrirë mes Shqipërisë dhe Italisë. Në vendin tonë, operacioni mësohet se po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë.

Vetë SPAK në një njoftim thotë se do të ketë një konferencë për shtyp lidhur më këtë operacion që zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Sot, në orën 13.30, pranë ambienteve tona në SPAK, do të mbahet konferencë për shtyp lidhur me Krimin e Organizuar & në bashkëpunim me autoritete të huaja.