SPAK ka lëshuar dy urdhër arreste ditën e sotme për gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe Artan Hoxha.
Sipas “Lapsi.al”, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale” dhe është vendosur masa detyrim paraqitje.
Ndërsa, për gazetarin Elton Qyno është akuza e korrupsionit dhe është vendosur masa detyrim paraqitje.
Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.