Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për inceneratorin e Fierit dhe këtë të hënë i komunikoi akuzat Alqi Bllakos.

Ish deputeti sipas Prokurorisë është përgjegjës për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Pritet që në vijim akuzat t’i komunikohen edhe personave të tjerë të akuzuar në këtë dosje.

SPAK për këtë dosje mori nën hetim edhe 11 persona të tjerë disa javë më parë të akuzuar se nëpërmjet një skeme mashtrimi me fatura fiktive kishin përfituar miliona lekë.

Përgjegjësit për këtë skemë dyshohet se janë shtetasit Klodjan Zoto, i cili sakaq është shpallur në kërkim dhe shtetasi Arenc Myrtezani, i cili është administrator i kompanisë së koncesionit të Fierit.