Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për kundërshtarët e Aldo Bares, që njihet si një nga kapobandat e Lushnjes.
Mësohet se janë mbyllur hetimet për Orges Bilbilin, Leart Haxhiun dhe Anterio Kaloshin, të cilët dyshohen si autorë të masakrës së Lushnjes.
Gjatë hetimeve të Prokurorisë ka rezultuar se ata kishin vepruar si grup i strukturuar kriminal, ndaj dhe dosja i kaloi SPAK.
SPAK doli në përfundimin se ata kishin kryer krimet për hakmarrje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për këtë arsye vendosi t’iu komunikojë akuzat.





