Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje ish-gruan e zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, Albina Mançka.

Pak më parë SPAK ka përfunduan hetimet dhe u komunikoi akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe dy bosëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Sipas SPAK, ish zv.kryeministri në arrati ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri te paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve.