Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet sociale.

SPAK thekson se prokurorët e kësaj prokurorie veprojnë në mënyrë të pavarur dhe hetimet e tyre bazohen gjithmonë në prova.

“SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje bazuar në prova”, thuhet në mesazhin e tyre.

spak mesazh

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është vënë shpesh herë në qendër të sulmeve nga aktorë të ndryshëm politikë, të krimit dhe jo vetëm, të marrë nën hetim nga prokurorët e posaçëm, duke i cilësuar akuzat ndaj tyre si të pabaza.