Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.

Rama tha se është bërë një kontratë 6 milionë euro,ër të hequr damkën e një personi non grata.

Kreu i qeverisë tha se janë shumë para për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën.

“Besoj se të gjitha ju që jeni këtu sot, dhe ata që ndjekin në të përditshmen e vetë këtë ballafaqim, jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro. Është bërë një kontratë 6 milionë euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtohet herën e kaluar Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai kështu tha, u mblodhën ca patritoë.

E kuptoni janë 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi non grata. Janë vërtet shumë për të mos bërë pyetjen ku u gjetën ata para. Si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para sesa shteti jep për të gjitha partitë të marra së bashku.

Është pak e cudishme kur e mendon se na u tha sat ë vinte Trump, do ikte non grata. Tani u dashkan edhe 6 mln euro me shpresën që të ikte non grata. Edhe sikur të rrijë edhe sikur të iki, kjo nuk është çështja dërrmuese e shqiptarëve, që janë sot në një moment historik dhe duhet të marrin një vendim historik”, tha ai.