SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”.

Sipas raportimeve ne media, ish-kryeminisri do të merret në pyetje të enjten më18 janar, ndërsa dhëndri i tij ditën e nesërme më 17 janar.

Ndërkohë më herët u publikua lajmi se ish-kryeministri ka kërkuar përmes avokatëve të tij nga gjykata që të lejohet të dalë nga banesa për të shkuar në seancat plenare.

Berisha akuzohet se ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha në kohën kur mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.