Prokuroria Anti-Korrupsion, SPAK, ka firmosur urdhër-arreste të tjera lidhur me hetimet për inceneratorët.

Janë nxjerrë 9 urdhër-arreste të tjera nga SPAK.

Këto urdhër-arreste po ekzekutohen nga policia, ndërsa për momentin nuk dihen ende emra. Një nga urdhër-arrestet e lëshuar është për Florian Muçën, ish-administrator i kompanisë dhe aktualisht drejtor në kompaninë Albpetrol.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori Dritan Prençi që ka nën hetim inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.

Aktualisht operacioni i policisë në terren vijon, për ekzekutimin e të tjera urdhër arresteve.