Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka duke i kërkuar gjykatës ta marrë të pandehur për dyshimet e korrupsionit.

I pandehur përfundoi edhe avokati Ilir Pashaj dhe 3 qytetarë të cilët do të paguanin një shumë monetare për lehtësimin e dënimit të familjarit të tyre.

Vyshka është duke u hetuar në arrest shtëpie dhe ka mohuar akuzat e SPAK gjatë hetimeve paraprake.