SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin 3.4 vite për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Prokuroria e Posaçme nuk është dakord me dënimin e dhënë ndaj Tahirit dhe kërkon që ish-ministri i Brendshëm të dënohet me 12 vite burg për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, për grup kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.
Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg nga Gjykata e Apelit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi u provua lidhja e tij me kushërinjtë Moisi dhe Artan Habilaj, lidhje që më tej ka lehtësuar aktivitetin e grupit kriminal.