Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit te organizuar, SPAK ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Dokumentacioni i është dorëzuar zyrës së Interpol Tiranës për të nxjerrë në sistem emri e Llallës, i cili do të dalë me të kuqe në sistemin e personave të kërkuar shqiptarë në të gjitha agjencitë e huaja ligjbatuese.

Llallës iu la afat kohor prej 1 jave për t’u vetëdorëzuar për kryerjen e dënimit prej 2 vitesh burg, por ai nuk e zbatoi këtë afat, dhe kur policia i shkoi për ta prangosur në shtëpi, ai nuk ndodhej aty.