Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve kanë kërkuar sërish që nesër të zhvillohet mbledhja e këtij këshilli, me qëllim që të hapet rruga për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

PD e ka konsideruar të papranueshme shtyrjen pa afat të mbledhjes, duke sugjeruar se kjo mund t’i japë mundësi ministres për të prishur prova ose për të intimiduar dëshmitarët.

Ky shqetësim ishte shprehur më herët edhe nga vetë SPAK, gjatë mbledhjes së datës 19 dhjetor.