Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) la lëshuar urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, Giovana dhe Alda Nikolli.

Kujtojmë që motrat Nikolla, të cilat kanë lidhje me personazhe të botës së krimit, iu vendos tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut, ku humbi jetën tragjikisht komshiu i tyre 29-vjeçari, Enea Themollari.

Giovana Nikolli është e dashura e vrasësit me pagesë Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani (po ashtu i kthyer në të penduar të drejtësisë), teksa ky i fundit ndodhej në qeli.

SHPËRTHIMI ME TRITOL

Motrave Nikolli iu vendos tritol në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut dhe sipas tyre, pas shpërthimit me lëndë plasëse qëndron Nuredin Dumani.

Fqinji i saj, Enea Themollari ndodhej brenda banesës së tij, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol. Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua tek Trauma ku humbi jetën më 4 tetor.

Vetë Giovanna dhe motra e saj, Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit, nuk pësuan dëmtime pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.

Alda Nikolli rrëfen lidhjen me vrasësin me pagesë

E reja ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin është njohur nëpërmjet të dashurit të motrës së saj Giovanna Nikolli, Amarildo Xhanej, po ashtu i dyshuar si vrasës me pagesë, pasi të dy ndodhen në burgun 313 në Tiranë. Por gjërat, sipas Alda Nikollit, ndryshuan pasi e dashura e Nuredin Dumanit, Mirjeta Avdiu, zbuloi lidhjen me tyre.

Mirjeta Avdiu është 22-vjeçarja nga Kosova, e cila ishte në banesën me Nuredin Dumanin në momentin që ai u arrestua më 29 mars në Fier, ku ishte strehuar pasi u plagos gjatë një atentati që i bënë në qytetin e Elbasanit po atë ditë.

“Mirjeta mori mundimin edhe të na kërcënojë, ma vërteto thoshte që ti ke folur me të. Moj po kam folur i thosha, jo “ma vërteto”. Ia vërtetova me një vokal, mbas 5 minutash pastaj ka marrë Nuredin Dumani dhe më ka kërcënuar”, rrëfeu ajo në një intervistë.

Gjithashtu tregoi se vrasësi me pagesë i kishte rrëfyer disa prej krimeve të tij.

“Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi, tregonte për vajzën që kishte përdhunuar e ishte hedhur para makinës, që ka vdekur. Shumë gjëra të tjera”, tha ajo, duke pohuar se Nuredin Dumani në fakt po e përdorte, pasi sipas saj kërkonte t’i hiqte statusin e të pandehurit kunatit të saj, Amarildo Nikoll (Xhanej).