Olsi Dado është komanduar si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK. Ai bëhet prokurori i 18 që i bashkohet kësaj strukture hetimore.
Dado, me kërkesë të Altin Dumanit, tashmë komandohet nga KLP në prokurorinë SPAK.
Përveç Olsi Dados, SPAK pritet t’i shtohen dhe dy prokurorë të rinj, duke e çuar numrin në 20 prokurorë total.Ai ka lënë detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokuroria Ina Rama në Tiranë.