Itali, 8 maj 2014 – Në kohën kur duhet festuar për titullin e tretë radhazi, në shtëpinë e bardhezinjve është momenti i bilanceve dhe zgjedhjeve, me trajnerin që ka shprehur hapur dyshime serioze për të vazhduar historinë e tij të suksesit në Torino.
Conte ndihet i lodhur, me energji të shteruara, por edhe i vetëdijshëm se ka arritur shumë e më shumë se kaq nuk mund të arrijë dot më.
Nëse Conte do të thotë lamtumirë, klubi duhet të jetë gati për këtë skenar, sado i padëshirueshëm të jetë.
Kështu për stolin e Zonjës së Vjetër qarkullon emri i Spallettit, i cili e mbylli eksperiencën te Zeniti pasi fitoi në Rusi dy kampionate, një Kupë dhe një Superkupë.
Një tjetër kandidat është Mancini, raportet e të cilit me Galatasaray shkëputen në Qershor.
Në sfond qarkullojnë edhe emrat e Prandellit e të Allegrit, ndërsa nga jashtë kufirit të Italisë, ëndrra për pankinën e Juves janë Diego Simeone dhe Jurgen Klopp.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





