Roma dhe Luciano Spalletti ndahen përfundimisht. Tashmë është zyrtare 58-vjecari toskan nuk do të jetë më trajneri i skuadrës verdhekuqe. Lajmi u publikua nga vetë klubi kryqytetas që me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur zgjidhjen konsensuale të kontratës me Luciano Spallettin. Për ish trajnerin e Zentit e ardhmja parashikohet të jetë te Interi, me Spallettin që në ditët e ardhshme përjashto ndonjë surprizë të mundshme do të zyrtarizohet si trajneri i ri i skuadrës zikaltër. Roma ndërkohë ka filluar nga puna për të gjetur trajnerin e ri që me shumë gjasa do të jetë Eusebio Di Francesco.
Në komunikatën e klubit verdhekuq ku bëhej i ditur largimi i Spallettit, shkruhet: ” Roma komunikon përfundimin e raportit të punës ndërmjet klubit dhe trajnerit Luciano Spalletti. Klubi tashmë është në kërkim të një tekniku të ri.Më tej lexohet” Duam të falenderojmë në mënyrë të perzemërt Luciano Spallettin për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë kësaj periudhe dhe për kontributin që ka dhënë në klub që nga rikthimi i tij, fjalë këto të presidentit James Pallotta. Luciano Spalletti, largohet nga Roma me vendin e 2-të dhe 87 pikë në klasfikim që solli kualifikimin direkt të skuadrës kryeqytetase në fazën e grupeve të Champions League. Ecuri e jashtëzakonshme ajo e Spallettit në kampionat, përjashto këtu kupat, por në këtë largim të tijin ndikoi ndoshta edhe raporti i vështirë me Tottin dhe mediat. Mbyllet në këtë mënyrë aventura e dytë e Luciano Spalletit me Romën me trajnerin 58-vjecar që pritet tashmë të emërohet në krye të Interit.