Trajneri italian i është rikthyer episodit të diskutueshëm në ndeshjen ndaj Ukrainës: “Ishte e dyshimtë, sigurisht jo aq e qartë sa e pikturojnë ata”

Italia do të marrë pjesë në Euro 2024 dhe në Gjermani do të mund të mbrojë titullin e fituar tri vjet më parë në Wembley.

Rruga e kualifikimit për të kaltërit nuk ishte e lehtë, duke shkuar nga Mancini te Spalletti, dhe 0-0 kundër Ukrainës që u dha kualifikimin, pas një episodi të dyshimtë që shkaktoi shumë fjalë, për faullin e supozuar nga Cristante ndaj Mudryk.

Trajneri Spalletti, megjithatë, ishte i qartë për këtë çështje: “Një episod i dyshimtë u kalua si diçka që nuk ishte e qartë”.

Përzgjedhësi i Kombëtares – i cili foli gjatë një eventi në Romë donte ta riorganizonte çështjen duke zhvendosur fokusin:

“Nuk kemi vjedhur asgjë, nuk meritonim të kualifikoheshim, por meritonim të shkonim në Kampionatin Evropian”.

Mediat e huaja sulmuan Italinë për episodin e penalltisë së dyshimtë, por Spalletti nuk e ndryshon mendimin as edhe një grimcë.

“Është për të ardhur keq që duan ta lënë të qartë një episod të dyshimtë, sepse nuk ishte kështu. Nuk është e drejtë për të ekstrapultuar atë episod që do të vinte kundër nesh, pa e parë pjesën tjetër të paraqitjes që ishte e mirë. Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte”, tha trajneri i Italisë.