Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Maltës kanë njoftuar se janë të gatshëm të njohin shtetin e Palestinës duke e konsideruar këtë si mënyrën e vetme për të arritur paqen dhe sigurinë në rajonin e përfshirë nga lufta.

Katër liderët u mblodhën në margjinat e një samiti në Bruksel të premten për të diskutuar gatishmërinë e tyre për të njohur Palestinën, duke shtuar se ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë në momentin e përshtatshëm për të dhënë një kontribut pozitiv.

“Ne jemi dakord që mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është përmes zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete, me shtetet izraelite dhe palestineze që jetojnë krah për krah, në paqe dhe siguri,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të 4 shteteve.

Duke folur pas samitit, kryeministri slloven Robert Golob tha se ai besonte se mund të bëhej shumë në javën e ardhshme për të forcuar mbështetjen politike për një shtet palestinez në Kombet e Bashkuara.

Golob shtoi se ishte për disa javë mund të krijohen kushtet për një qeveri të re në Palestinë.