Në bordin e anijes Aquarius gjenden 629 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, prej tyre 123 të mitur të pashoqëruar, 11 fëmijë dhe 7 gra shtatzëna.
Spanja ka bërë të ditur se do t’i pranojë mbi 600 emigrantë të cilët janë bllokuar në një anije në det të hapur.
Në bordin e anijes Aquarius gjenden 629 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, prej tyre 123 të mitur të pashoqëruar, 11 fëmijë dhe 7 gra shtatzëna.
Ministri i ri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, kishte refuzuar t’ju dalë në ndihmë e nuk ka lejuar zbarkimin në shtetin e tij të emigrantëve të nisur nga brigjet e Libisë.
Salvini, njëkohësisht zv/kryeministër dhe kryetari i Lega Nord kanë deklaruar se i takon Maltës që të ankorojë anijen me emigrantë, e t’i lejojë ata të zbresin.