Serbia ka hequr dorë nga letra që kishte ndërmend t’ia dërgonte Bashkimit Europian ku do kërkoheshin sqarime për Kosovën e Katalonjën.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, deklaroi se arsyeja përse nuk po e dërgojnë letrën është një kërkesë e vetë Spanjës, përcjell KlanKosova.
Megjithatë, Vuçiç tha se nuk do të lejojnë që bashkësia ndërkombëtare të veprojë me standarde të dyfishta.