Qeveria qendrore u përpoq me të gjithë forcën ta ndalojë referendumin për pavarësinë në Katalonjë. Tani vjen prej saj sinjali i parë për çtensionimin e situatës dhe kërkesa për zgjedhje të reja në rajon.
Më “vjen keq” për plagosjet dhe në emër të policisë lutem për ndjesë, deklaroi përfaqësuesi i qeverisë qendrore spanjolle për Katalonjësn, Enric Millo. Gjatë përplasjeve mes policinë spanjolle të dielën (01.10)u plagosën qindra vetë. “Unë e di që njerëzit janë goditur dhe përplasur”, tha Millo në televizionin katalonjas TV3. Një ndër viktimat ndodhet ende në spital.
Qeveria qendrore të dielën e kaluar me forca të shumta të rendiit u përpoq ta ndalojë referendumin për pavarësinë e rajonit të Katalonjës. Policët i mbyllën qendrat e votimit, sekuestruan dokumentacionin elektoral dhe i penguan njerëzit që të votonin duke përdorur shkopinjtë e gomës. Pavarësisht qendrimit brutal të shtetit dhe ndalimit nga Gjykata Kushtetuese në Madrir, 40% e katalonjasve morën pjesë në referendum dhe rreth 90% votuan për shkëputjen nga Spanja.
Shefi i Mossos mund ta ketë “mbështetur kryengritjen”
Ndërsa përfaqësueist e qeverisë qendrore ppublikisht kërkojnë falje për sulmet e policisë, në Madrid shefi i policisë rajonale katalonjase (Mossos d´Esquadra) akuzohet, se e ka mbështetur rezistencën e bashkëatdhetarëve. Gjykata shtetërore e akuzon Josep Lluís Trapero, se ka lënë vetëm policinë kombëtare dhe gaardën civile, Guardia Civil, gjatë ndërhyrjes kundër demonstruesve.
Bëhet fjalë për ngjarjet më 20 dhe 21 shtator. Garda civile e dërguar nga Madridi dhjetë ditë para referendumit të diskutueshëm i pati konfiskuar fletët e votimit si dhe pati arrestuar 14 politikanë dhe nëpuëns rajonal. Qindra demonstrues e patën penguar policinë pas një kontrolli që të largohej nga objekti. Në rast të dënimit për mbështetje të një “kryengritjeje” kundër shtetit Traperon e kërcënon një dënim me derin në 15 vjet burgim.
Proklamimi i pavarësisë të martën?
Për zgjidhjen e konfliktit tani nga Madridi vjen thirrja për zgjedhje të reja në rajonin e Katalonjës. Do të ishte mirë të fillohej me zgjedhjet rajonale, “për ta mbyllur këtë plagë”, tha zëdhënësi qeveritar Íñigo Méndez de Vigo pas një mbledhjeje të qeverisë. Në Barcelonë nacionalistët katalonjas sërish kanë bërë të qartë, se nuk duan t’i përulen presionit nga Madridi.
Kreu i qeverisë rajonale, Carles Puigdemont, dekalroi se do të mbajë një fjalim në parlamentin rajonal të martën. Aty ai mund të shpallë shkëputjen nga Spanja, gjë që në fakt Puigdemont e la të hapur. Një mbledhje e deputetëve e parashikuar për të hënën u ndalua nga Gjykata Kushtetuese spanjolle. Gjyqtarët edhe referendumin për pavarësinë e patën shpallur si ilegal.
Zvicra si ndërmjetësuese
Komisioni i BE-së sërish ka insistuar që Spanja dhe Katalonjua të nisin shpejt bisedimet me styre. “Ne duam që kjo të ndodhë shpejt”, tha një zëdhënës në Bruksel. Por Komisioni i përmbahet qendrimit të vet, për të mos ndërhyrë si ndërmjetësues. Autoriteti në Bruksel konfliktin për një shkëputje të mundshme të rajonit verior spanjoll e konsideron si çështje të brendëshme të Spanjës, si anëtare e BE-së.
Ndërkohë televizioni zviceran RTS njoftoi, se Ministria e Jashtme e Zvicrës është ofruar si ndërmjetësuese. Po mendohet një platformë për një dialog mes palëve në konflikt, bëhet e ditur më tej. /DW