Spanja ka kërkuar nga partnerët e BE që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën e ashtuquajtur Schengen.

“Ne duhet të punojmë me partnerët tanë evropianë për të përcaktuar rregullat e përbashkëta që do të na lejojnë rikthimin e lëvizjes së lirë në territorin evropian”, tha ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez për mediat lokale.

Edhe pse vendet e BE-së kanë caktuar data të ndryshme për rihapjen e kufijve, duhet të ketë parime dhe rregulla të përbashkëta në të gjithë zonën Schengen, shtoi ajo.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ndërsa është e pesta në botë sa i përket numrit të viktimave. Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Spanja është në proces të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.