Spanja fillon procesin e nenit 155 për të revokuar autonominë katalanase. Mediat e huaja raportojne se kryeministri Mariano Rajoy kerkon veprimin e nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, duke marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës.

Barcelona u zotua më parë për të shpejtuar përpjekjet e saj për pavarësi nëse vetëqeverisja u tërhoq.

“Nuk ishte dëshira apo synimi ynë, nuk ishte kurrë”, tha Rajoy, gjate deklarates se fundit.

Vendimi vjen pas situates kaotike ne Katalonja, kur presidenti katalunas Carles Puigdemont më parë këtë muaj mori një mandat për të shpallur pavarësinë.

“Jam gati për takimin e jashtëzakonshëm të këshillit të ministrave, në të cilin do të marrim masa për rivendosjen e ligjshmërisë në Kataloni”, tha ministri i Brendshëm spanjoll Juan Ignacio Zoido në nje postim ne Twitter.