Spanja ka shënuar një rritje të numrit të viktimave për shkak të Covid-19, teksa prej së shtunës humbjet e jetës në këtë vend ishin nën shifrat 200.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit, humbën betejën me virusin 244 persona duke e çuar bilancin total të vdekjeve në 25,857.
Ndërkohë, numri i rasteve të reja është rritur me 3,121. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 253,682.





