Në Spanjë vijon të rritet numri i viktimave si pasojë e koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 864 persona, më e larta në një ditë.
Mësohet se në total janë 9053 persona që kanë gjetur vdekjen në Spanjë që nga shpërthimi i epidemisë.
Ndërsa rastet e konfirmuara të infektuara me virusin COVID-19 kanë shkuar në mbi 100 mijë, ekzaktësisht 102.136.
Ky shtet renditet i dyti në botë pas Italisë për numrin e viktimave. Numri total i viktimave nga koronavirusi në Europë ka shkuar në 30 mijë.





