Numri i të vdekurve në Spanjë vazhdon të rritet frikshëm, duke arritur numrin më të lartë të jetëve të humbura për një ditë që prej shpërthimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 849 persona që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke e çuar numrin në total në 8189, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës.

Spanja është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi pas Italisë. Ndërkohë sa i përket numrit të të prekurve, Spanja renditet e treta me mbi 94 mijë të infektuar pas Italisë dhe SHBA-ve që e kanë kaluar shifrën e 100 mijë të infektuarve.