Qeveria spanjolle ka shpallur 10 ditë zie kombëtare për 27 mijë viktimat nga COVID-19.
Ky është bilanci më tragjik i vdekjeve në Spanjë në demokracinë e saj 40- vjeçare. Në fakt partitë opozitare kanë kritikuar ashpër qeverinë se pse nuk nderonte viktimat nga koronavirusi.
Tashmë për 10 ditë në 14 mijë institucione publike flamuri spanjoll do të valëvitet në gjysëm- shtizë.





