SPANJË,31 korrik 2013 – Ajo është këshilltarja e parë me sindromën Down në historinë e Spanjës. Quhet Angela Bachiller dhe prej sot fillon punën si këshilltare në komunën e Valladolid. 

Gjatë zgjedhjeve lokale të 2011 Bachiller kishte numrin 18 në listën e kandidatëve konservatorë të Partisë Popullore. Atëherë kjo parti arriti të fitonte 17 këshilltarë komunal, ndërsa Angela e 18-ta mbeti jashtë. Por sot pas dorëheqjes së një këshilltari, i akuzuar për vjedhje, ka vend edhe për të. 
“Futja e vajzës me sindromën Down në listën e partisë së Francisco Javier León de la Riva u prit shumë mirë nga organizata e personave me aftësi të kufizuara, të cilët e shikonin si një hap para në rrugën drejt normalizimit”, shkruan e përditshmja Norte de Castilla. 
Por kjo risi në fushën integrimit përleshet me realitetin spanjoll që nuk i njeh mijëra njerëzve me aftësi të kufizuara të drejtën e votës. Sipas El Mundos, të gjithë spanjollët në moshë mazhorene kanë të drejtën e votës në teori, por në rastin e personave me aftësi të kufizuara, vota varet nga gjykatësit, të cilët duhet të vlerësojnë rast pas rasti nëse janë apo jo në gjendje të ushtrojnë të drejtën e votës.

(burimi/BalkanWeb)