MADRID– Policia spanjolle ka sekuestruar 4.5 tonë kokainë, me vlerë prej 252 milionë eurove, gjë që është sasia më e madhe e drogës e zbuluar nga viti 2001.
Droga është zbuluar në një depo në qytetin lindor spanjoll Elche.
Gjatë operacionit të zbulimit janë arrestuar tre spanjollë, të punësuar në kompaninë për import të lëkurës dhe prodhime të lëkurës nga Kolumbia.
Sipas policisë, kokaina ishte fshehur në gjashtë kontejnerë me lëkurë, që kishin arritur në Spanjë më 1 shkurt. Droga ishte e dedikuar për Spanjën dhe vende tjera evropiane.