Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka kritikuar kreun e qeverisë, Edi Rama, për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit.
Në një intervistë për "Dita", Braho ka thënë se e ka përcjellë me trishtim dhe indinjatë qëndrimin e kryeministrit, për të nderuar Mid’hat Frashërin, të cilin e quajtur si kryekolaboracionistin e pushtuesve fashist. Ai tha se ky akt ishte një provokim dhe që do ti kushtojë rëndë kësaj qeverie.
"Është pak të them se e përcolla me trishtim. Me indinjatë po, si të gjithë veteranët antifashistë, si gjithë socialistë. Ua kam deklaruar qëndrimin tim kundër para se të bëhej kjo ceremoni. Ishte krejtësisht e panevojshme të provokoheshin ndjenjat e popullit me një gjest të tillë. Me pak fjalë, mund të them se nderimi i një kryekolaboracionisti të pushtuesve fashistë si Mit’hat Frashëri do t’i kushtojë rëndë kësaj qeverie", shprehet Braho.





