28shtator 2015 – Një skenar për destabilizimin e vendit po ndodh. Paralajmërimin e bën kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, nëpërmjet një letre drejtuar titullarëve të shtetit. Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH.
Në këtë letër që e citon Balkanweb, Braho aludon se po përgatitet një skenar për “kryqëzimin” e Ilir Metës, me qëllim destabilizimin e vendit. Sipas deputetit të LSI-së Braho, po kërcënohen familjarët e Kastriot Ismailajt me qëllim përfshirjen e Ilir Metës në aferën e “CEZ”.
Mediat shkruajne se Braho nuk përjashton edhe ndikimin e kryeministrit Rama në këtë skenar për të goditur kreun e Kuvendit.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, kërkon mbrojtje për familjarët e Ismailajt dhe paraqet të dhëna që sipas tij mund të devijojnë hetimin në një zhvillim të rrezikshëm politik me pasoja për vendin.
/portali DurresLajm/