Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Spartak Braho ka ngritur dyshime për gjendjen psikologjike të Presidentit të vendit pas deklaratave të këtij të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.
Braho ka kërkuar mendim të specializuar nga deputetët mjek, që janë pjesë e Komisionit Hetimor.
Pyetjes ju përgjigj Edmond Stojku, i cili sqaroi se ka raste kur një person shfaq luhatje të theksuar humori që në gjendje stresi varion në shpërthime dhe çon në vendimarrje të gabuar personat në pushtet.
Gjithsesi, Komisioni Hetimor kërkoi që të fokusoheshin vetëm te kërkesat e bëra nga nismëtarët për shkarkimin e Metës dhe nuk e pranuan kërkesën e Brahos.
Braho e mori fjalën sërish, duke sulmuar Metën teksa tha që ata kanë nevojë të dijnë nëse këto janë vendime të një njeriu të çmendur apo nëse bëhet fjalë për gjendjen emocionale siç e shpjegoi Edmond Stojku.





