12tetor 2015 – Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, njëkohësisht edhe deputet i LSI-së, takon Ballist Morinën në burg. Personi që cilësohet ideatori i lëshimit të dronit në stadiumin e Beogradit, Ismail Morina, ndodhet në masën e sigurisë “burg pa afat”.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se Braho ka biseduar për rreth një orë me Morinën brenda në qeli. Me sa duket, Braho ka shfrytëzuar mandatin e tij prej deputeti për të vizituar nga afër Ballistin, pasi nuk kërkohet ndonjë autorizim i veçantë nëse ke një mandat të tillë.
Takimi i Brahos më Ballistin vjen pak ditë pasi ky i fundit u arrestua nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.
Opozita është bërë pjesë e çështjes së lirimit të tij, madje edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha është solidarizuar.
/portali DurresLajm/





