Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho ka takuar ditën e sotme në spitalin e Tetovës deputetin shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Zijadin Sela.
Sela është një nga deputetët e plagosur në përleshjen që ndodhi pak ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë, ku protestuesit dhunuan deputetët shqiptarë.
Dhuna erdhi pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, ku për herë të parë në krye të këtij institucioni u vu një shqiptar.