TIRANE, 4 korrik 2013 – Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, konfirmon se ai do jetë ministër i Drejtësisë në kabinetin e ri të Edi Ramës.
“Unë kam bërë me Ramën marrëveshje për kabinet ministror. Unë e kam bërë marrëveshjen me të, ai do bëjë me ata që s’ka bërë. Është shumë shpejt të flitet. Ju e keni dëgjuar që Rama deklaron se unë e kam bërë marrëveshjen për shtetin. Që në 2009 jam në mbështetje të ligjit dhe demokracisë,” tha Ngjela për News24.
Ngjela komentoi dhe garën për kreun e PD-së, duke theksuar se Berisha nuk ka dhënë dorëheqjen nga partia.
“Unë prisja dorëheqjen e Berishës, por ai nuk e dha. Ka dhënë dorëheqjen dhe drejton kryesinë! Që në bazë të statusit sekretari i partisë ose nënkryetari është automatikisht kryetar i partisë. Unë e di se atje kam qenë. Ai e ka hequr këtë pjesë nga interneti. Ai nuk e bëri sepse kërkon të imponohet me Bashën. Deri sa është angazhuar deri në ndryshimet statusore. Sot kërkoi dorëheqjen e të gjithëve. Ai tashmë është në tension të zgjedhjeve të partisë, ai kërkon të manipulojë zgjedhjet e partisë së tij. Ka qenë dhe një tjetër që e kishte urrejtje votën, por ai tashmë ka vdekur. Dikush brenda partisë luajti sicc bëri Saliu. Zgjodhi një të ri. Njëri është fluksi i Saliut, tjetri është i ndarë nga Saliu”, theksoi Ngjela, duke shtuar se “Bode dhe Topalli janë një krah dhe Berisha në një krah tjetër”.





