DURRËS, 24 tetor 2014– Avokat Spartak Ngjela ka pohuar se kryeministri Rama është superior ndaj kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ngjela pohoi se rezultati është 6 me 0 në favor të Ramës. Sipas tij, Rama u vonua pak në reagim, por bëri lëvizje të sakta sa i takon vizitës në Beograd. “Çdo bëjë në Beograd nuk e di, por kryeministri ynë është superior. Ai priste që të thoshte jo, ftesën e kishte bërë ai, ky i tha hiq ftesën. Ai nuk e hoqi ftesën se nuk ishte provokuar nga ne. Politika është si shau, Rama i ka marrë Mbretëreshën. I kanë bërë gjithçka dhe Rama thotë se nuk ka bërë gjë. Nuk kam unë faj, por është historia, pavarësisht se kjo del përmes një droni. Ky është favori që ka Rama, do të dijë ta luajë apo jo, problemi i tij, por që e ka lojën 6 me 0. Takim i vështirë, se ky është me fitore”, tha ai. Sipas Ngjelës, kemi të bëjmë me interesin gjerman dhe amerikan në zonë dhe Rama ka shansin për ta shfrytëzuar mirë. Ndërsa opozita, duke mos e kuptuar këtë, ra në lojën e Beogradit, kur i tha kryeministrit të mos shkonte. “Opozita duhej të kishte thënë duhet të shkosh, kjo opozitë nuk di të bëjë opozitë”, shprehet Ngjela. Basha sipas tij, nuk di ose nuk është i lirë të bëjë opozitë as brenda vendit, dhe krahasimi vjen me një ndeshje futbolli. Sipas Ngjelës Basha është peng i Berishës, dhe politika e tij është mbrojtja e humbësit të 1 milion votave dhe jo ardhja në pushtet. Spartak Ngjela shprehet se sot nuk bëhet fjalë për Shqipëri të madhe a të vogël, por për botën shqiptare në Ballkan, që nuk po gjen veten. “Sot dy shtete shqiptare në Ballkan, është luks për çdo komb. Luks është dhe dashuria amerikane për 8 milionë shqiptarë, duhet të vijë dita që ta shkruajmë dhe në kushtetutë orientimin tonë. Kur takova në 94 ministrin e Jashtëm të Millosheviçit i kam thënë mos u shqetësoni, ju keni humbur Amerikën, ne e kemi fituar. Ky është ekuacioni. A kemi lidershp që t’i shfrytëzojë momentet pozitive në favor të së ardhmes së shqiptarëve në Ballkan? Unë them se nuk e kemi”, thotë ai. Pas hedhjes së dronit mbi stadiumin e Beogradit, ideimi i të cilit sipas Ngjelës buron nga Oksfordi dhe jo nga një tifoz i thjeshtë, nxori në pah faktin se krerët e shtetit serbë vijojnë me psikologjinë e vendeve totalitare.
Spartak Ngjela: Rama e mundi Vuçiçin 6 me 0, ka mbështetjen e amerikanëve dhe gjermanëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike, grupi dyshohet të jetë i lidhur me Pekinin, përdorën informacionet për…
Ndodh në aeroport/ Familjarët hipin në avion një grua të vdekur: Po fle gjumë, nuk ndihet mirë…
Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët e Emirateve të Bashkuara Arabe
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Pas 5 orësh diskutimesh, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve





