Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një emision televiziv shprehet se Sali Berisha nëse dënohet penalisht ikën nga politika dhe partinë do ia lërë vajzës së tij, Argita Berisha.

Avokati e krahason Berishën me Enver Hoxhën ndërsa thotë se partinë sërish do e marrë një non grata.

“Ai ka forcën dhe do ta marrë vajza. Ajo është partia e tij. Këtu flitet kjo, që edhe vajza non grata është. Non grata me gjithë familjen ai. Berishën e dëmtoi non grata. Ç’rëndësi ka se ca do bëjnë, nëse dënohet penalisht ikën nga politika. Meqë kërkon të ikë nga politika, lë vajzën. Le ta bëjë, a ka vota për të marrë pushtetin? Ajo ka qenë partia e njëshit, si e Enver hoxhës. Edhe Hoxha atë kë deshi la. Atij si thoje dot merr apo jo votat. Këtu pyetja është mirë që e le, i merr dot votat?
Sa i takon Bashës, Ngjela thotë se është nxituar.

“Basha është nxituar, edhe Saliu u nxitua. Basha e kishte mundësinë që të ecte. Bëri një akt që ka vlerë ndërkombëtarë dhe kombëtare, përjashtoi Berishën. Edhe nëse ne PD del një kryetar non grata prapë e ka të vështirë. PD është e ndarë në dy kampe, si do ecë. Shqipëria e ka domosdoshmëri politikën amerikane”, tha Ngjela.