Punësimet në administratën shtetërore dihen nga të gjithë se në çfarë forme sigurohen pavarësisht propagandës së kryeministrit të vendit për shpalljen e konkurseve të ndershme sipas tij, për të fituar një vend pune në shtet e për të shpëtuar institucionet nga militantët partiak.
Jashtë parregullsive e marifeteve korruptuese nuk ngelen as institucionet e Durrësit, ku disa paguhen dhe nuk frekuentojnë punën, disa të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë të punësuar ndonëse kanë mbushur moshën e përfitimit të pensionit dhe duhet të largohen nga puna.
Hysen Shkreli është specialist pranë Zyrës së Pyjeve dhe Kullotave, i cili në muajin korrik të vitit 2017 ka mbushur moshën e pensionit, por aktualisht ai ende vazhdon të qëndrojë në pozicionin e tij pranë këtij institucioni, duke thyer kështu haptas ligjin.
Sipas parashikimi të ligjit 77 03, 17.05.'93 i ndryshuar për sigurimet shoqërore, institucionet dërgojnë lajmërimin te personi i punësuar i cili ka arritur moshën e pensionit dy muaj përpara në mënyrë që të bëje tërheqjen nga detyra.
Specialisti Hysen Shkreli është i datëlindjes 15.07.1952 dhe sipas përllogaritjeve ai verën e këtij viti ka mbushur plot 65 vjeç dhe ndonëse kanë kaluar katër muaj dhe 23 ditë ditën e sotme, ai është ende i punësuar si Specialist Pyjesh dhe Kullotash, në varësi të Drejtorisë së Bujqësisë, raporton DurrësLajm.
Në një kohë kur janë plot të tjerë të rinj të formuar për këtë pozicion, të cilët janë hequr nga puna për shkak të reformës dhe janë në pritje të lirimit të specialistit Shkreli nga detyra, qeveria shqiptare vazhdon të ngrejë taksat për të paguar njerëz që nuk janë më në moshe për punë.





