Avokati Artan Qerkini ka konfirmuar bastisjen në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë, raporton Express.

Sic edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z.Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhërit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Qerkini para gazetarëve.

Ai ka puasur po ashtu vërejtje lidhur me urdhrin për bastisje.

Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhërin. Mendojmë se nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore e për më shumë i cënon edhe disa drejta kushtetuese të personave sepse nuk mund të cënohet privatësia e një personi me urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusine e personit të dyshuar”, tha Qerkini.