Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale, pamje nga Rrushkulli, ku shihen qindra flamingo.

Në video duket spektakli që dhurohet nga zogu i rrallë, që vitet e fundit po shihet gjithmonë e më shumë në vendin tonë.

“MIRËMËNGJES dhe me hijeshinë e flamingove në Rrushkull, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.