Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike sot do të fluturojnë në qiellin e Tiranës, duke dhënë një spektakël të vërtetë. Kjo skuadër ka 50 vjet eksperiencë dhe ka dhënë mbi 4500 shfaqje në 55 vende të ndryshme të botës.

Epiqendra do të jetë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, njofton përmes Facebook-ut të saj se sot nuk do të jetë një ditë aq edhe e zakonshme për banorët e kryeqytetit.