Durrësi ka mirëpritur ditën e sotme eventin sportiv, Kitesurf Albania 2025, një aktivitet që bashkon adrenalinën, sportin dhe bukuritë mahnitëse të bregdetit të qytetit 3000-vjeçar.

Kryebashkiakja Emiriana Sako ka publikuar një video nga spektakli që krijohet mbi dallgë nga të apasionuarit pas këttij sporti ekstrem, ndërsa shkruan:

“Durrësi, një destinacion i preferuar jo vetëm për pushuesit, por edhe për sportistët dhe pasionantët e aktiviteteve të aventurës! 

Në Sektor Rinia u zhvillua një event emocionues në Kitesurf, një sport spektakolar që po fiton gjithnjë e më shumë terren në brigjet tona. 

Ne do të vijojmë të mbështesim nisma dhe evente që promovojnë turizmin sportiv dhe potencialin e pakufizuar që ofron qyteti ynë”.