Marina e Dubait do të ofrojë një spektakël me fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve, si një dhuratë për Durrësin dhe marinën e qytetit bregdetar.
Lajmin e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në “Facebook” se banorët e Durrësit mund ta ndjekin spektaklin e fishekzjarreve tek Vollga.
Në fund, kreu i qeverisë ka uruar të gjithë shqiptarët një vigjilje të paqme të Vitit të Ri.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri”, shkruan Rama.





