KINE – Kinezët i kanë uruar mirëseardhjen Vitit të Ri me një ceremoni të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe, siç është në traditën e tyre të festojnë.
Ky vit i ri kinez është nën shenjën e gjarprit, prandaj dhe ishin të shumta maskotat e përgatitura në nderim të zvarranikut.
Përmes një spektakli të vërtetë në rrugë, ku ngjyrë dominuese ishte e kuqja dhe e verdha dhe me një mori fishekzjarresh, kinezët, duke respektuar traditën e tyre mijëra vjeçare, larguan shpirtrat e këqinj.